Tungjatjeta,
On 10/05/2016 01:39 PM, Anxhelo Lushka wrote:
Pershendetje Besnik,
Si eshte gjendja deri me tani? A jeni gati qe te kalojme kontrollin tek dikush tjeter?
Anxhelo Lushka
Për fat të keq, gjatë kësaj periudhe gjashtëmujore, me pak përjashtime,
nuk ka pasur kontributet që mendoja se mund të kishte nga kaq shumë
vullnetarë (19 në mos gaboj). Me përjashtim të Anxhelos - që e përgëzoj
për përpjekjet - pjesa tjetër ka kontribut të papërfillshëm. Këtu nuk e
kam fjalën vetëm dhe thjesht për kontributin në përkthime të
drejtpërdrejta, por edhe për korrektesën minimale, regjistrimi te kjo
listë, shfaqja e mendimeve, etj.
Ndaj mendoj se braktisja e projektit nuk do të ndihmonte në asgjë. Nëse
pjesa më e madhe e anëtarëve të ekipit të përkthimit janë të plogësht,
kjo mund të vazhdojë edhe më tej, nuk shoh se si mund të ndihmonte këtu
braktisja e drejtimit nga unë…
Le të vazhdojmë siç jemi, duke pritur ditë më të mira… ose më të këqija.
Të fala,
Besnik